Mbi 31 gradë në Spanjë, stina e verës vjen në mars

30 Mars 2023 | 12:25

Spanja po përballet me temperatura të larta ende pa nisur stina e verës. Në disa qytete, termometri ka shënuar mbi 31 gradë.

Në zonat veriore të vendit, që kanë një klimë me të ftohtë, gjatë nisjes së kësaj jave temperatura ka qenë 28 deri në 30 gradë. Ndërsa në zonën e Mesdheut, termometri shënuar më tepër se 31 gradë.

Klima e ngrohtë ka bërë që turistet t’u drejtohen plazheve dhe  të nisin prenotimet që në pranverë.

Por rritja e temperaturave në këtë periudhë të vitit është e pazakontë. Ekspertët paralajmërojnë se Mesdheun këtë vite e pret një verë me temperatura ekstreme. Spanja, Italia dhe Greqia, gjatë vitit që lamë pas patën probleme serioze në bujqësi për shkak të thatësirës, si dhe dëme të konsiderueshme nga zjarret.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026