“Mbi 500 emigrantë erdhën nga Anglia për mua”! Flet kandidati fitues i Hasit
Kandidati i Bashkë Fitojmë, Myftar Dauti fitoi në zgjedhjet e 14 majit me 55.89% të votave përballë kandidatit socialist Beqir Mulaj PS i cili mori 44.11% të votave.
Në një intervistë për Euronews Albania, Dauti tha se bëri një fushatë të qetë edhe pse u përball me ato që i quajti manipulime shtetërore
Ai tregoi se mbi 500 votues kanë ardhur nga Britania e Madhe dhe Evropa duke e ndihmuar që të jetë fitues në këto zgjedhje.
“Hasi është një ndër bashkitë me më shumë emigracion, por fatmirësisht na kanë ardhur emigrantë që janë me dokumente. Ka pasur masivisht ardhje nga Britania, nga Evropa. Kanë bërë diferencën se kanë ardhur edhe si familjarë, që na kanë mbështetur duke bërë që ne të fitojmë zgjedhjet. Kemi evidentuar shumë shkelje, kemi bërë denoncimin që janë përdorur ndihma të rezervave të shtetit, është përdorur e gjithë administrata në funksion të shitblerjes së votave. Por Hasi është një rreth i djathtë, demokratët ishin të bashkuar dhe ja dolëm”, tha Dauti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përfundon numërimi për këshillat bashkiakë në Has, ja rezultatet
- Rezultatet paraprake të zgjedhjeve, në Kukës kryeson Gjici, në Has Dauti
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë