Mbi 500 protestues të vrarë në Iran, Trump: Teherani dëshiron të negociojë

12 Janar 2026 | 08:39

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të dielën se udhëheqësit iranianë kanë kontaktuar me Shtëpinë e Bardhë dhe po planifikohet një takim ndërmjet palëve. “Teherani dëshiron të negociojë,” tha Trump gjatë një bisede me gazetarët në bordin e Air Force One, duke shtuar se ushtria amerikane po shqyrton “opsione shumë të forta” lidhur me një ndërhyrje të mundshme ushtarake në Iran.

“Mund të na duhet të veprojmë përpara se të ndodhë takimi. Po e vlerësojmë situatën shumë seriozisht. Ushtria po shqyrton mundësi të forta dhe do të marrim një vendim,” theksoi presidenti amerikan.

Kjo deklaratë vjen ndërsa Iranin e tronditën protesta masive që kanë nisur më 28 dhjetor për shkak të rritjes së çmimeve dhe që më pas u kthyen në thirrje kundër regjimit klerikal, i cili udhëheq vendin që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Sipas organizatës për të drejtat e njeriut HRANA, numri i viktimave ka kaluar 500 persona, duke përfshirë 490 protestues dhe 48 pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa më shumë se 10.600 persona janë arrestuar. Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë shifra zyrtare, dhe agjencia Reuters nuk ka mundur të verifikojë këto të dhëna në mënyrë të pavarur.

Protestat e fundit përbëjnë sfidën më të madhe për udhëheqjen e Teheranit që nga vitit 2022, ndërsa zyrtarët iranianë paralajmërojnë se do të godasin bazat ushtarake amerikane në rast të ndërhyrjes së SHBA-së në mbështetje të protestuesve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ukraina hedh poshtë pretendimin rus për pushtimin e qytetit Kostiantynivka

Ukraina mohoi të shtunën pretendimet se forcat ruse kishin pushtuar qytetin Kostiantynivka në rajonin e Donetskut, tha zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës për...
11:32 | 04/07/2026

Tragjedia e tërmetit në Venezuelë, shkon në 2,645 numri i viktimave! Presidentja nderon ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, të premten u dha medalje heroizmi ekipeve të huaja të kërkim-shpëtimit që punuan në vend pas tërmetit. Rodriguez...
11:06 | 04/07/2026

Gjermania zhvillon bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportin se Kina po stërvit ushtarë rusë

Gjermania kërkoi bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportet se Kina po stërvit ushtarë rusë, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme, duke konfirmuar...
10:56 | 04/07/2026