Mbi 90 mijë persona kthehen për festa, ministri Hoxha inspekton doganën e Kakavijës
Mbi 90 mijë persona kanë ardhur javën e fundit në Shqipëri nga dogana e Kakavijës. Për të përballuar radhët e gjata, Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka kërkuar angazhim maksimal në sportele.
Në pikat kufitare, fluksi i lëvizjeve është rritur ndjeshëm këto ditë. Për të shmangur radhët e gjata, ministri i brendshëm ishte në Kakavijë për të kërkuar angazhim të plotë dhe një ritëm më të shpejtë në kontrollin e dokumenteve, si nga pala shqiptare, ashtu dhe nga ajo greke.
“unë pata në zyrë Ambasadoren e Greqisë, të cilës i shpreha shqetësimin për një bashkëpunim qoftë më të ndërsjellë, qoftë më të përbashkët për të bërë të mundur përballimin e fluksit të shtetasve shqiptarë në të dy anët e kufirit. Me sa jam informuar, këtë vit kemi një përmirësim më të mirë se vitet e tjera sa i përket menaxhimit dhe lehtësimit në pikat e kalimit kufitar”.
Në fluksin e shtuar të lëvizjeve, ministri foli edhe për emigrantët ilegalë, të cilët këtë vit rezultojnë më të pakët në numër, për shkak të masave që janë marrë me FRONTEX.
“Në bazë të marrëveshjes që kemi nënshkruar mes FRONTEX-it dhe qeverisë shqiptare për migracionin e paligjshëm, kemi pasur suksese në nivele shumë të mira. Migracioni i paligjshëm është ulur deri në masën 60% dhe vazhdojnë shërbimet.
Autoritetet doganare në Kakavijë bëjnë të ditur se përgjatë periudhës së festave, në doganë kanë kaluar në të dyja anët e kufirit me Greqinë rreth 90 mijë persona, të cilët kanë krijuar radhë deri në 4 km, ndërsa një situatë e ngjashme përcillet edhe nga Kapshtica dhe portat e tjera hyrëse me shtetet fqinje.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë