Mbledhja e përbashkët, dhjetëra marrëveshje pritet të nënshkruhen nga qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë

29 Shtator 2020 | 10:26

Pas disa muajsh përgatitje, Qeveritë e Kosovës e Shqipërisë janë gati për mbledhjen e përbashkët të 2 tetorit në Tiranë. Tashmë palët kanë finalizuar marrëveshjet që do të nënshkruhen. Ato i përkasin fushave të ndryshme si shëndetësi, kulturë, çështje sociale, arsim e financa.

 “Ka marrëveshje, ka memorandume. Nuk do ta them numrin e saktë për shkak se të premten nuk do të mbetet asgjë e veçantë, por janë mbi 11 marrëveshje”, tha Albulena Balaj-Halimi, zëvendëskryeministre e Kosovës.

E ngarkuar nga Qeveria e Kosovës, znj. Balaj-Halimi do të koordinojë me palën shqiptare gjithçka për këtë takim, e konfirmon se ka marrëveshje të nënshkruara në mbledhje të tilla më parë, që janë zbatuar, por edhe të tilla edhe që kanë mbetur vetëm në letër. Prandaj, ka vendosur të ndryshojë qasjen.

 “Përveç që unë kam kërkuar që këto marrëveshje të cilat do të nënshkruhen të gjejnë zbatim patjetër, ose nuk do të nënshkruhen përndryshe, unë kam kërkuar nga ministrat e linjës, sigurisht edhe për marrëveshjet e mëparshme të cilat nuk kanë gjetur zbatim, pra t’i shohin, t’i japin rëndësi edhe atyre e të fillojnë të paktën në këtë kohë të zbatohen”, u shpreh znj. Balaj-Halimi.

Sidoqoftë, të premten në Tiranë, Kosova e Shqipëria do të nënshkruajnë marrëveshje të reja, për të cilat zëvëndëskryeministrja Balaj-Halimi, është e bindur se do të zbatohen. Një prej tyre është zhdoganimi i mallrave në portin e Durrësit që destinacion kanë Kosovën.

 “Dhe është njëra ndër marrëveshjet më të rëndësishme në fakt për palën tonë por edhe palën e Shqipërisë. Linja hekurudhore do të jetë gjithashtu njëra prej marrëveshjeve të rëndësisë së veçantë, me të cilën do të bëhet një studim fizibiliteti, pastaj për të parë hapat e mëtejmë dhe për energjetikën jemi në diskutim e sipër dhe sot përfundimisht vendoset se cila, ose do të jetë rruga që ta bëjmë një memorandum bashkëpunimi. Për këtë pjesë nuk është gjithçka finale, jemi në diskutim e sipër dhe besoj për pak kohë do ta finalizojmë”,  tha zv.kryeministrja e Kosovës.

Mbledhja që do të mbahet në kryeqytetin shqiptar është e gjashta, ku e para ishte në vitin 2014, në Prizren, pasuar në Tiranë, Prishtinë, Korçë e Pejë. E për dallim nga Shqipëria, ku në këtë mbledhje do të jetë prezent kryeministri Rama, Hoti që do ta drejtojë delegacionin kosovar, është i kryeministri i pestë i Kosovës që nga koha kur nisi mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026