Mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit, Ruçi thërret seancën më 4 janar për votimin e ministrave të rinj
Sesioni i ri parlamentar ishte përcaktuar të niste më 18 janar, por Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme plenare ditën e hënë më 4 janar.
Lëvizjet në kabinetin ministror në ditët e fundit të 2020-ës kanë bërë që kryetari i Kuvendit të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për të votuar ministrat e rinj, Olta Xhaçka në postin e ministres së Jashtme dhe Niko Peleshit në krye të Ministrisë sq Mbrojtjes.
Në rendin e ditës për këtë seancë të caktuar pasditen e 4 janarit, nuk është parashikuar asgjë tjetër përveç votimit për ministrat.
Në një intervistë gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha tregoi se ky vendim vjen pasi Ruçit i ka ardhur një kërkesë formale nga kryeministri Rama për zhvillimin e seancës parlamentare para datës së përcaktuar.
Sipas tij kjo seancë shënon edhe fillimin e një sezoni të ri politik pas festave të fundvitit dhe duke marrë parasysh se jemi në një vit zgjedhjes aktiviteti politik do të jetë edhe më i ngjeshur.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta