Mbledhjet e komisioneve online, Bardhi: Vendimmarrje për t’i mbyllur gojën opozitës
Zhvillimi i mbledhjeve të komisioneve parlamentare online, është një vendimmarrje për t’i mbyllur gojën opozitës, kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi jashtë seancës së Kuvendit.
Ai theksoi se ky është një vendim i papranueshëm dhe në mungesë të plotë të transparencës.
“Vendimmarrja për t’i mbyllur gojën opozitës, për t’ju fshehur opinionit publik me seancat qesharake online të komisionit , ka synimin për t’i ikur përgjegjësisë mbi debatin, diskutimin mbi të gjitha aktet korruptive që qeveria sjell në parlament”, u shpreh ai.
Z. Bardhi nënvizoi se deri nesër do të zhvillohet një mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës për të diskutuar rreth këtij vendimi.
Në seancën e së enjtes, Kuvendi miratoi komisionet parlamentare për legjislaturën e re.
Ndërkohë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u vendos që këto mbledhje të zhvillohen online për shkak të pandemisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta