Mblidhen informacione mbi grupin Wagner, Zelensky i kërkon Perëndimit më shumë armë

Sulme ndaj centralit atomik
4 Shkurt 2023 | 13:11

Luftimet për qytetin e Bahkmut vazhdojnë, ku rusët herë pas here avancojnë ndërsa rezistenca e Ukrainës ka penguar rënien e qytetit.

Në mes të plumbave dhe raketave dhjetëra civilë refuzojnë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Presidenti Zelensky  kërkon Perëndimit më shumë armë.

“Nëse dorëzimi i armëve përshpejtohet, përkatësisht armët me rreze të gjatë, ne jo vetëm që nuk do të tërhiqemi nga Bahkmuti, por do të fillojmë të çlirojmë Donbasin, i cili është i pushtuar që nga viti 2014”, u shpreh Zelensky.

Gjermania ka miratuar dërgesën e tankeve Leopard-1, të cilat do të dërgohen kur të rinovohen.

Der Spiegel pretendon se ngarkesa e parë do të jetë 29 tanke. Nga ana e saj, Ukraina ka hapur hetimin për krime lufte kundër Yevgeny Prigozhin, themeluesit dhe komandantit të grupit Ëagner.

Largimi fundit i një ish-oficeri të grupit në Norvegji po ndihmon disa vende të mbledhin informacione rreth grupit famëkeq.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026