Mblidhet Grupi Parlamentar i PS, porosia e Çuçit për deputetët para seancës plenare

15 Janar 2024 | 11:22

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje. Gazetari Ardit Hoxha bën me dije se ishte një mbledhje relativisht e shkurtër, prej 45 minutash e drejtuar nga Çuçi, ku është diskutuar ajo që do të ndodhë ditën e sotme, ku do të mblidhet seanca plenare për këtë sezon të ri parlamentar.

Mësohet se Çuçi ka kërkuar që duhet të bëhen përpjekje që parlamenti t’i rikthehet normalitetit dhe në këtë pikë, ka deklaruar se rregullorja  e re e miratuar në fund të vitit të shkuar, do të shërbejë në këtë funksion për të rritur rregullin.

Bëhet e ditur se u ka kërkuar deputetëve socialistë një angazhim më të madh.

Përsa i përket seancës së sotme pritet të jetë një seancë relativisht e shkurtër, për shkak se në rendin e saj është parashikuar vetëm miratimi i procesverbaleve të seancës së shkurtër dhe njoftimi në kabinetin qeveritar.

Nga ana tjetër, pritet që dhe në seancën e sotme të ketë përplasje nga ana e opozitës.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026