Mbretëria e Bashkuar siguron dozat e para të vaksinës së COVID-19

7 Dhjetor 2020 | 09:40

Dërgesat e vakinës së coronavirusit, të krijuara nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech, mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar gjatë ditës së diel në konteniere me temperatura shumë të ulëta.

Mbretëria e Bashkuar kishte porositur 800 mijë doza për fazën e parë të vaksinimit, i cili do të nisë të martën.

Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock e quajti këtë si një triumf për vendin dhe për të gjithë botën.

“Është thjeshtë e mrekullueshme që ne jemi ndër vendet e para që kemi porositur vaksinën dhe vendi i parë në botë që na është dërguar”, u shpreh Louise Coughlan, shefe e farmaceutikës në Shërbimet e “Corydon Health” në Londër.

“Jam shumë krenare”, tha ajo, pasi Spitali Universitar Croydon siguroi dërgesën e parë të vaksinave.

Javën e kaluar, Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën e Pfizer/BioNtech për përdorim urgjent. Provat përfundimtare treguan se vaksina ishte 95% efektive dhe do të shpërndahet fillimisht në 50 spitale në Angli. Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut gjithashtu do të nisin vaksinimin të martën.

Qeveri dhe agjenci të ndryshme nëpër botë do të monitorojnë me kujdes programin e vaksinimit në Britani, i cili mund të zgjasë disa muaj, për të vlerësuar efektivitetin dhe si rrjedhojë të nisin planet për vaksinim në vendet e tyre.

Ndërkohë, Rusia ka nisur vaksinimin e rreth një mijë mjekëve dhe mësuesëve me vaksinën e tyre Sputnik V, e cila u miratua gjatë verës pasi u testua në shumë pak persona.

 

Lexoni gjithashtu:

Nis vaksinimi në Moskë, vaksina Sputnik V rezultoi 95% efektive, qytetarët nisin regjistrimet

Rusia nis vaksinimin, mësuesit dhe mjekët marrin dozat e para të vaksinës Sputnik V

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026