“Mbrojeni flamurin, është thesari juaj”, kleriku rrëfen fjalët e Papa Françeskut
Papa Françesku, gjatë vizitës së tij të parë jashtë Vatikanit, zgjodhi Shqipërinë, një vizitë që forcoi lidhjet ndërmjet kombit dhe besimeve të tjera fetare në vend.
Dy vjet më parë, një përfaqësi e klerikëve të Korçës pati mundësinë të vizitonte Papën, duke i dhuruar dy objekte shumë simbolikë dhe të veçanta.
Një nga klerikët që pati mundësinë të diskutojë me Papa Françeskun, At Vangjeli, tregon për eksperiencën e tij personale dhe takimin me Atin e Shenjtë.
“Në vitin 2023, së bashku me një grup klerikësh nga Korça, vizituam Romën dhe Vatikani, ku patëm mundësinë të takohemi me Papën. Ne i dhuruam dy dhurata simbolike: një flamur kombëtar me mbishkrimin ‘Të gjithë vëllezër’ në shqip dhe latinisht, dhe një bastun me kokën e shqiponjës dy krenare të gdhendur.
Ishin dhurata shumë të veçanta, që shprehën atë që ne donim të përcillnim,” thotë At Vangjeli.
Por, si reagoi Papa Françesku ndaj flamurit shqiptar dhe çfarë u tha klerikëve të juglindjes? “Gjëja që na tha dhe që më ka mbetur në mendje ishte:
‘Mbrojeni, mbrojeni, se kjo është thesari juaj.’ Ky moment ishte i jashtëzakonshëm dhe na inkurajoi shumë të gjithë ne klerikët për atë që do të bënim me dhuratën që i kishim sjellë,” shton ai.
At Vangjeli e konsideron Papa Françeskun si një zë të fuqishëm në botën e sotme, përmes mesazheve të tij të unitetit dhe paqes.
“Ai ishte një nga zërat më të fuqishëm dhe të drejtpërdrejtë në situatën ku ndodhet bota. Zëra të tillë janë shumë të rëndësishëm dhe shpresojmë që kushdo që do të vijë pas tij, të jetë një zë i fuqishëm për harmoninë, paqen dhe dashurinë midis njerëzve,” thotë ai.
Në Kishën Katolike të Korçës do të mbahet një meshë përkujtimore për Papa Françeskun, ku besimtarët do të luten për të dhe për një Papë të ri të denjë.
LEXONI GJITHASHTU:
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku