Ambasadorja shqiptare në Vatikan: Papa Françesku ka pasur respekt për Shqipërinë

21 Prill 2025 | 21:08

Në një lidhje live për emisionin “NOW me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Ambasadorja shqiptare në Vatikan, Majlinda Doda Frangaj, foli nga Roma lidhur me ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

Ajo tregoi se ishte pjesë e Meshës së Pashkës, ku Papa Françesku mbajti liturgjinë në Sheshin e Shën Pjetrit, ndërsa vetëm një ditë më pas, ai ndërroi jetë.

“Papa ka qenë i sëmurë që nga 14 shkurti, por ndarja nga jeta sot ishte papritur. Ne e pamë dje kur ai bëri urimet për Pashkë dhe xhiron që bëri në Sheshin Shën Pjetër për t’u përshëndetur me besimtarët. Gjendja e tij dje dukej e rënduar, sepse dhe përshëndetja e tij ishte me dorën që mezi e ngrinte. Menduam se do të rimerrte veten, pasi kur doli nga spitali thanë se do të kishte nevojë dy muaj që të merrte veten, dhe të gjithë shpresonim se e keqja kishte kaluar”, tha ambasadorja.

Takimet me Papën dhe bashkëpunimi me Vatikanin

Ambasadorja ndau përjetimet e saj personale dhe kujtimet e takimeve me Papën, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me Vatikanin.

“Unë kur mora lajmin sot në mëngjes, nuk e besova dhe fillova të pyes nëse ishte e vërtetë. Papa ka treguar respekt dhe dashuri gjithmonë ndaj Shqipërisë dhe ndaj meje. Kam shumë kujtime, pasi dhe kemi bashkëpunuar shumë. Bashkëpunimi i fundit ishte më 15 shkurt, ku dërgova 100 studentë shqiptarë tek Papa Françesku dhe dy delegacione nga Ministria e Jashtme dhe Ministria e Arsimit”, shtoi ajo.

Papa Françesku dhe Shqipëria

“Ai ka folur shumë herë për vizitën e tij në Shqipëri, ku është impresionuar shumë nga mikpritja e shqiptarëve. Çdo kërkesë që unë i kam paraqitur, ai e ka pranuar me kënaqësi dhe ka pasur një respekt të madh për shqiptarët”, tha ambasadorja Doda Frangaj.

Detaje për ceremoninë mortore dhe varrimin e Papa Françeskut

Sa i përket ceremonisë mortore dhe varrimit të Papa Françeskut, ambasadorja zbuloi disa detaje.

“Ai nuk do të varroset si papët e tjerë në Bazilikën e Shën Pjetrit, por në Bazilikën Santa Maria Maggiore. Varrimi do të bëhet aty, ndërsa homazhet do të jenë për tre ditë në Bazilikën Shën Pjetri në Vatikan. Të martën do të bëhet publike dita e ceremonisë së varrimit, e cila mund të jetë e shtuna. Konklava për pasuesin e ri do të mbahet pas 15 ditësh nga ceremonia e varrimit, që do të japë kohë për mbledhjen e kardinalëve nga e gjithë bota. Ceremonia do të jetë e fshehtë, ku kandidatëve nuk do t’u lejohen kontakte apo telefonat për të shmangur ndikimet nga jashtë”, përfundoi ambasadorja Doda Frangaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026

Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Sukth të Durrësit. Policia bën me dije se lidhur me...
13:26 | 25/06/2026