Mbrojtësi Saliba refuzon kalimin te Real Madrid, rinovon kontratën me Arsenal
Në vitet e fundit forma e tij ka qenë e jashtëzakonshme duke u kthyer në një pikë të fortë për Arsenalin, William Saliba ka vendosur që karrierën ta vijojë në Londër.
Interesimi i Realit të Madridit nuk ia vlejtur, pasi futbollisti nuk do të largohet drejt Bernabeut ashtu siç ishte raportuar, por do të firmosë kontratën e re me topçinjtë. Në media u përfol se verën e ardhshme, 24-vjeçari do të vihej nën urdhrat e trajnerit Xavi Alonso, por çështja tani ka marrë një tjetër rrjedhë.
Eksperti i merkatos, gazetari Fabrizio Romano ka konfirmuar se palët kanë arritur akordin, pra futbollisti dhe drejtuesit e Arsenal, për të rinovuar kontratën edhe për 5 sezone, konkretisht deri në vitin 2030, duke i dhënë fund shpresave për një kalim në Madrid. Kontrata e tij do të përmirësohet ndjeshëm, pasi thuhet se do të ketë një pagë të ngjashme me sulmuesin Bukayo Saka, që është më i paguari, rreth 300 mijë paundë në javë.
Në korrik, Saliba u pyet rreth të ardhmes dhe një rinovimi të mundshëm dhe u përgjigj: Po, shpresojmë — sigurisht që nuk ka asgjë tani, por ka një bisedë të mirë me agjentin tim dhe klubin. Nuk vonoi shumë dhe konfirmimi erdhi, me lojtarin që do të mbetet pjesë e goonersave.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit