Mbrojti procesin zgjedhor, Trump shkarkon shefin e sigurisë kibernetike
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump shkarkoi nga detyra zyrtarin e lartë për sigurinë kibernetike, Chris Krebs, duke e akuzuar atë se kishte bërë deklarata të pasakta kur kishte konfirmuar sigurinë e zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Trump ka bërë një seri deklaratash të paprovuara për shkelje gjatë procesit zgjedhor dhe ka refuzuar të pranojë humbjen ndaj presidentit të zgjedhur Joe Biden. Stafi i tij elektoral ka dorëzuar një seri padish për menaxhimin e procesit në shtetet kryesore, edhe pse zyrtarët elektoralë nga të dyja palët kanë deklaruar se nuk ka prova për parregullsi serioze.
Chris Krebs, i cili punoi për mbrojtjen e zgjedhjeve nga hakerat, shkaktoi zemërim në Shtëpinë e Bardhë me deklaratën se procesi kishte qenë i sigurt dhe pas saj u kishte thënë kolegëve të tij se kishte frikë se do të shkarkohej.
Nga ana e tij Trump tha në Twitter se, Krebs kishte garantuar publikun se zgjedhjet kishin qenë të sigurta, në një kohë kur sipas tij kishte pasur incidente masive, shkelje, votime nga njerëz të vdekur, gabime nga makineritë e votave që i kalonin ato në favor të Biden, si dhe pengim të vëzhguesve në qendrat e votimit.
Krebs drejtoi agjencinë për sigurinë kibernetike pranë Departamentit të Sigurisë së Brendshme që nga krijimi i saj dy vjet më parë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania