Mbrojtje më e mirë për kufijtë, RMW marrëveshje me Frontex

27 Tetor 2022 | 15:27

Maqedonia e Veriut është vendi i fundit që ka nënshkruar marrëveshjen e Frontex për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Bullgaria fqinje, kishte kundërshtimet e saj për nënshkrimin e Frontex-it, për shkak të çështjeve mbi gjuhën maqedonase, dhe vuri veton ndaj marrëveshjes për 4 vjet.

Sofja më pas pranoi një kompromis të propozuar nga francezët gjatë presidencës së BE-së në fillim të këtij viti dhe mosmarrëveshja midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë u tejkalua përfundimisht me nënshkrimin e marrëveshjes së re

“Ju premtova se Marrëveshja e Frontex-it do të nënshkruhet, do të përkthehet në gjuhën maqedonase, pa fusnotë, në baza të barabarta të gjitha njëzet e katër gjuhët e Bashkimit Evropian dhe sot e dorëzuam”, u shpreh Von der Leyen gjatë vizitës në Shkup

Maqedonia e Veriut është një nga vendet përgjatë të ashtuquajturës rrugë ballkanike të emigrantëve nga Lindja e Afërt dhe Afrika, prandaj u ekspozua ndaj presionit të fortë në kulmin e krizës së emigrantëve në vitin 2015. Një nga problemet me të cilat ballafaqohet vendi ishte krim i organizuar në lidhje me transportin e paligjshëm të emigrantëve.

“Migrimi është një nga  kërcënimet dhe sfida që nuk mund të zgjidhet kurrë me një strategji dhe politikë kombëtare, por me një zbatim të një politike rajonale globale. Vlera më e madhe e nënshkrimit të marrëveshjes me Komisionin Evropian është se ne praktikisht do të zbatojmë një politikë të vetme evropiane në trajtimin e migracionit”, shprehet Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme

Ky nënshkrim i marrëveshjes së Frontex nga Maqedonia e Veriut do të forcojë aftësinë e policisë në misionin e saj për të mbrojtur kufijtë e jashtëm të BE-së nga kalimet e paligjshme të emigrantëve.

Në të njëjtën kohë, hedh poshtë spekulimet e shumta për refuzimin e gjuhës maqedonase nga blloku, që ishte një nga arsyet e vonesës së mbështetjes për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026