Mbushi Unazën e Madhe me inerte, gjobitet dhe procedohet shoferi i kamionit
Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të martë në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një kamioni të ngarkuar me inerte i është hapur pjesa e remorkios dhe gurët kanë rënë në rrugë, duke krijuar rrezik për qarkullimin.
Në njoftimin e saj, policia bën me dije se drejtuesi i kamionit, shtetasi A. N., 41 vjeç, banues në Krujë, është proceduar penalisht dhe administrativisht.
“Pas përfundimit të veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve”. Gjithashtu, drejtuesi i mjetit u ndëshkua me gjobë administrative prej 200,000 lekësh, iu pezullua leja e drejtimit dhe iu tërhoq leja e qarkullimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia thekson se shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në Mjull Bathore kamionin tip “IVECO”, duke qarkulluar me ngarkesë të pasiguruar.
“Nga verifikimet rezultoi se mjeti kishte karakteristika ndërtimore dhe funksionale të ndryshuara në kundërshtim me normat teknike dhe ligjore. Gjatë lëvizjes, pjesët e ngarkesës ranë në rrugë, duke mbushur segmentin e Unazës së Madhe me gurë”, thuhet në njoftim.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, veçanërisht nga drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, për të parandaluar aksidentet.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit