Mbyllet bar-kafeja në pronësi të 2 të prekurve me coronavirus, pritet përgjigjja për personin e tretë të dyshuar
Prej orës 13:00 Spitali Infektiv është rrethuar me një gardh metalik për t’u shndërruar në një karantinë ku nuk lejohet të hyjë askush, përveç mjekëve me veshjet e përshtatshme.
Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji i cili raportoi live nga Spitali Infektiv, tha se asnjë mjek nuk ka pranuar të japë prononcime për mediat, ndërsa shtoi se nga informacionet e marra në rrugë konfidenciale bëhet me dije se gjendja shëndetësore e dy pacientëve paraqitet e stabilizuar, megjithëse 54-vjeçari, për shkak të moshës dhe pirjes së duhanit, ka shfaqur probleme me frymëmarrjen.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se është edhe një person i tretë që dyshohet si i prekur me COVID-19, përgjigjja përfundimtare për të cilin ende nuk ka dalë.
Nga ana tjetër, biznesi që zotërojnë 2 të infektuarit me coronavirus, një bar-kafe në zonën e “Pallatit me Shigjeta” është mbyllur dhe është dezinfektuar.
Mund të lexoni gjithashtu:
S’ka karantinë, qeveria alokon sot fondet për ndërtimin e godinës
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 19:21 “Feja nën regjimin komunist”, libri i Aleksandër Suliotit sjell një kapitull të historisë shqiptare nën diktaturë
- 19:19 Rriten dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit pas marrëveshjes SHBA-Iran
- 19:01 Porto Palermo, nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore
- 18:55 Lëkundje tërmeti në Gjirokastër, sa ishte magnituda
- 18:41 Sot dita e 20-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët pritet të mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 18:39 Evropa drejt kufizimit të rrjeteve sociale për të miturit