Franca përfundon këtë të enjte drejtimin e presidencës së radhës të Bashkimit Europian, të cilën e mori në dorëzim më 1 janar të këtij viti.
Gjatë qeverisjes 6-mujore franceze, fokusi i Unionit ishte në tre drejtime: rikuperimin pas pandemisë, për ta bërë Europën në gjendje të kryejë tranzicionin ekologjik dhe atë digjital; forcën, për të mbrojtur dhe promovuar vlerat dhe interesat evropiane; dhe përkatësinë, për ndërtimin dhe zhvillimin e një vizioni të përbashkët europian përmes kulturës, vlerave dhe historisë.
Nga 1 korriku, frenat e presidencës i kalojnë automatikisht Republikës Çeke.
LEXONI GJITHASHTU: