Mbyllet festivali i Venecias/ Regjisori grek fiton Luanin e Artë
Edicioni i 80-të i Festivalit të Filmit të Venecias ka arritur epilogun. Regjisori grek Jorgos Lanthimos ka triumfuar pasi ka marrë Luanin e Artë për filmin “Gjërat e Thjeshta”, një melodramë e epokës viktoriane, me Ema Ston dhe Uilliam Dafo.
“Jam shumë i lumtur. Të fitosh këtë çmim me këtë film është diçka fantastike sepse doja ta bëja prej shumë kohësh. Është rezultati më i mirë që mund të prisnim”-tha Yorgos Lanthimos, regjisor.
Lanthimos shprehu keqardhjen që aktorja Ston nuk mund ta mbante Luanin e Artë, pasi sipas tij, aktrimi i saj ishte një nga arsyet e suksesit të filmit. Ston nuk mundi ta ndiqte eventin për shkak të grevës së aktorëve në Hollivud.
Fitues të tjerë ishin “E keqja nuk ekziston”, i regjisorit Rjusuke Hamaguçi, që mori Luanin e Argjendtë, si dhe Mateo Garrone për “Unë, kapiteni”, që mori të njëjtin çmim.
LEXONI GJITHASHTUL
- Kosova barazon në shtëpi me Zvicrën, ndizen shpresat për kualifikim
- Mbi 2 mijë të vdekur/ Marok, vendi në zi për viktimat e tërmetit, 1.200 të lënduar
Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
“Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
- 19:19 Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
- 19:11 Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
- 18:59 Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta