Mbyllet gjykimi për “dosjen 339”, dënohen me burg 21 komisionerë
Këtë të hënë ka përfunduar gjykimi për dosjen 339, dosje kjo e cila“ trazoi” ujërat e politikës shqiptare.
Gjykata e Durrësit ka dënuar me burg 21 komisionerët e Shijakut pasi u gjetën fajtorë për akuzat e krimeve zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.
Një pjesë prej komisionerëve kanë pranuar fajin para trupës gjykuese dhe për këtë kanë përfituar ulje me 1/3 e dënimit:
- Shpëtim Marku dënohet 2,6 vjet, ulet në 1.8
- Redi Hysa 2.6 vjet, i mbeten 1.8.
- Indrit Bici 2.6 vjet, i mbeten 1.8.
- Orkida Lala 1.6 mbeten 1 vit nga gjykimi i shkurtuar.
- Jakup Bregu 2.6 vjet, i mbeten 1.8.
- Qemal Domi dënohet me 1.6 muaj, i mbetet 1 vit.
- Amarild Zeza dënohet me 4.6 vjet, i mbeten 3 vjet.
Të gjithë të tjerët janë dënuar me tre vjet heqje lirie, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajnë dy vjet burg.
Përveç dënimit me burg, Gjykata e Durrësit ka vendosur t’ua ndalojë për pesë vjet ushtrimin e funksioneve publike.
Nga hetimet e kryera, SPAK-u ka faktuar se në qendrën e votimit në Shetel, komisionerët lejuan me dashje persona të tjerë të votojnë në emër të dikujt tjetër, duke abuzuar me detyrën.
Sipas SPAK, është faktuar se në këtë qendër votimi është votuar në zgjedhjet e 2017 për 22 persona, të cilët nuk kanë qenë fare në Shqipëri.
“Dosja 339” lidhet me hetimin rreth një grupi të trafikut të drogës, të cilit në tetor 2018 iu gjet dhe sekuestrua një laborator heroine në Has.
Grupi u pikas në përgjime të fliste edhe për blerje dhe frikësim votuesish gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, kjo bëri të mundur që autoritetet të nisnin një hetim paralel edhe për ndikim, apo manipulim të zgjedhjeve.
Për këtë çështje në prokurori qe pyetur edhe ish-kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe zyrtarë të tjerë lokalë.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta