Mbyllet pa gola në ‘Stamford Bridge’, në mbrëmje zbret në fushë Man Utd
Çelsi dhe Liverpuli dështuan të shënojnë të paktën një gol në përballjen e zhvilluar në Stemford Brixh. Dy skuadrat vijojnë të jenë në krizë të plotë, ku dhe rastet për shënim ishin të pakta. Respektivisht 3 herë e goditën portën të besuarit e Saltor, ndërsa në anën tjetër, gjermani Klop u shfaq pa shumë ide në lojën e tij. Si për të konfirmuar kritikat se periudha e tij në drejtim të ‘the reds’ ka përfunduar.
7 pikë ka grumbulluar gjermani në 5 javët e fundit, 1 pikë më pak se blutë e Londrës, të cilët larguan dhe trajnerin Graham Poter. Ndeshja e ardhshme pritet të jetë një tjetër test i vështirë për Jurgen Klop, teksa përballet me Arsenalin kryesues. Fitore regjistruan Aston Vila, Lids dhe Brajton.
Këtë të mërkurë zhvillohen dy përballje të tjera interesante. Mancester Junajtid pret në Teatrin e Ëndrrave Brentfordin. Djajtë e kuq luftojnë për një vend në Champions dhe dicka e tillë duket e arritshme me formën të cilën po kalojnë. Liga e kampionëve në sezonin e ardhshëm është një objektiv edhe për Njukasëll, i cili qëndron në vendin e tretë në tabelë, në një nga sezonet më pozitive të zhvilluara. Mbrëmjen e sotme Njukasëlli përballet me Uest Hemin në Londër.
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë