Plas grushti në futbollin shqiptar, ndërpritet përballja Tërbuni-Turbina

U konfliktua për pronën
1 Prill 2023 | 18:20

Një tjetër rast dhune është regjistruar në futbollin shqiptar, konkretisht në Kategorinë e Parë.

Arbitri Xhuljo Mani është dhunuar në përballjen Tërbuni-Turbina, e cila është ndërprerë 5 minuta para fundit për të mos vijuar më.

Sipas informacioneve të siguruara nga Euronews Albania, ka qenë një prej futbollistëve të Tërbunit i cili ka goditur gjyqtarin anësor Mani.

Gjyqtari në fjalë është goditur me grusht, ndërsa më pas është marrë vendimi për të mos vijuar më tej sfidën. Dy skuadrat në fjalë luftojnë për mbijetesën në Kategorinë e Parë, ndërsa përballja u ndërpre në shifrat 1-1.

Më tej do të jetë komisioni i disiplinës i cili do të qartësojë gjithçka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026