Mbyllet seanca e dosjes “Partizani” pas 6 orësh, seanca e radhës mbahet më 23 shkurt

9 Shkurt 2026 | 16:13

Është mbyllur seanca e dosjes “Partizani” pas gati 6 orësh, nga ku Jamarbër Malltezi lexoi mbi 200 faqe me prova dhe dokumentacion për të kundërshtuar akuzat për këtë dosje.

Mësohet se seanca e radhës shtyhet për në datën 23 shkurt, ora 10:00.

Gjatë seancës Malltezi debatoi me gjykatën për terminologjinë e përdorur ndaj prokurorëve.

Malltezi deklaroi se ka mbi 30 deklarime të rreme që përbëjnë edhe element penal nga ana e prokurorëve. Gjykata ndërhyri për termin e përdorur nga Malltezi, duke kërkuar që ai t’u drejtohej atyre vetëm me “prokuror”.

Ai paraqiti pretendime edhe mbi të shkuarën e prokurorit Arben Kraja si hetues i komunizmit dhe katapultimin sipas tij të Enkeleda Millonait në SPAK nga Taulant Balla. Millonai ndërhyri sipas kërkesës së gjykatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë në një reagim këtë të mërkurë ka reaguar lidhur me vendimmarrjen e Këshillit të Qarkut Shkodër për...
11:18 | 08/07/2026

Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të kësaj të mërkure në Krujë. Sipas informacioneve paraprake, një sasi tritoli i është vendosur...
11:13 | 08/07/2026

Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz

Një konflikt mes të afërmve ka përfunduar me plagosjen e një personi në Kamëz. Një 16-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë xhaxhanë e tij...
10:44 | 08/07/2026