Mbyllet zyrtarisht merkato, cila është liga me ekipet më “dorështrënguar”
Merkato dimërore për ligat kryesore në kontinentin e vjetër është mbyllur zyrtarisht, ku ashtu siç pritej, Anglia mban rekord shpenzimesh, por edhe lojtarësh të larguar apo afruar. Manchester City dhe Aston Villa kryen disa përforcime në këtë merkato, më të kursyera u treguan Tottenham dhe Manchester United. Marmoush mund të cilësohet lëvizja më e bujshme e qytetarëve, por edhe ajo e Gonzalez në orët e fundit. Sa i përket Aston Villës, Rashford, Asensio apo Donyel Malen.
Në Itali, Milani udhëhoqi garën, duke e përforcuar edhe më tepër skuadrën në orët e fundit me Felix, teksa Juventus po ashtu afroi një lojtar të rëndësishëm si Kolo Muani, i cili madje ka arritur të shënojë gola.
Spanjollët ishin dorështrënguar në janar, ku Reali, Atletico dhe Barcelona shpenzuan në total 0 para, teksa si zakonisht janë të përqendruar në lëvizjet parasezonale. Bundesliga nuk del nga kornizat asnjëherë, duke ruajtur ritmin e shitblerjeve, por edhe kostot e ulëta, ku Xavi Simons nga Leipzig ishte blerja më e shtrenjtë.
Sheikët e PSG-së dinë se si t’i bindin lojtarët që duan, një prej tyre është Khvicha Kvaratskhelia, që u afrua vetëm pak ditë më parë dhe është vendosur nën urdhrat e Luis Enriques.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arbër Hoxha drejt seria A? Sulmuesi kuqezi në radarët e Leçes për merkaton e dimrit
- Kuqezinjtë prezantojnë mbrojtësin, Kyle Walker zyrtarisht pjesë e Milanit
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)