Mbyllja e hetimeve të SPAK, Kryemadhi: Kam bashkëpunuar me Metën për heqjen e mitrës

27 Maj 2025 | 14:47

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin.

Kryemadhi, pas daljes nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, deklaroi se nuk do të japë asnjë koment për hetimet, duke theksuar se do të prononcohet vetëm gjatë procesit gjyqësor.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarçt, Kryemadhi u shpreh se frikën e vetme e ka nga drejtësia hyjnore.

Ajo ironizoi me gjetjet e SPAK, ku tha se një prej pikave të rëndësishme të dosjes është bashkëpunimi me Ilir Metën për “heqjen e mitrës së saj”.

Kryemadhi theksoi se në dosjen finale të SPAK nuk janë shtuar akuza të reja.

“Qysh në janar ua kam thënë që nuk do të flas aty, do t’u përgjigjem në gjyq, pasi është firmosur e gjithë dokumentacioni. Nuk ka vend për diskutime të kota rreth zgjedhjeve apo emërimeve në prokurori dhe në BKH. Për mua, këto struktura janë nën ndikimin e Edi Ramës. Sfidat e mia janë me opinionin publik dhe me zotin. Drejtësia njerëzore është një çast, por ajo hyjnore është ajo që duhet të na shqetësojë. Duhet të jetojmë fort. Çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe çfarë do të vijë në të ardhmen, askush nuk e di,” tha Kryemadhi.

Ish-çifti Meta dhe Kryemadhi janë marrë nën hetim për aferën CEZ-DIA, skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Mbi ta rëndojnë akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026