Mbyllja e teatrove, Hervin Çuli: As kinematë nuk duhet të funksionojnë, më i rëndësishëm është shëndeti
Prozhektorët nuk i kanë ndriçuar skenat e teatrove në vend prej më shume se 9 muajsh, për shkak të pandemisë COVID 19. Por gjithsesi jo si dikur, jeta artiske në forma të tjera nuk ka munguar.
Hervin Culi, drejtor i Teatrit Kombëtar tregoi për Euronews Albania se gjatë kësaj kohë janë bërë shfaqje online ose në eksterierë.
“Unë besoj që sektori i kulturës sidomos edhe në vende të tjera ka qenë një nga sektorët më të goditur, sidomos sektori i artit të gjallë. Në fund të fundit në pikëpamjet një teatri online mund të zgjidhnim diçka momentale, por kuptohet që teatri funksionin e tij, magjinë e tij e ka në skenë.
Ka pasur përgjithësisht shfaqje të cilat janë bërë në eksterierë në këto dy muajt e fundit. Edhe unë vetë jam një nga regjisorët që kam bërë një kërkim të tillë me trupën e teatrit të Korçës. Kemi punuar edhe online me trupat e teatrove”, u shpreh Çuli.
Ai theksoi më tej se në këtë kohë pandemie nuk duhet të funksionojnë as kinematë.
“Unë besoj që kam përshtypje që edhe kinematë nuk duhet të funksionojnë më në këtë moment. Përderisa vendimi i Komitetit Shëndetësor nuk lejon grumbullimet deri në 10 veta, nuk mund të ketë një film për një spektator. Është e vështirë që hapja e tyre të vazhdojnë”, tha ai.
“Unë besoj që gjithë komuniteti artistik është i interesuar që skena të hapet sa më shpejt, është jeta jonë, janë muaj të çuara dëm. Por kuptohet me përmasat që kam marrë kjo sëmundje para shëndetit asgjë tjetër nuk është më e rëndësishme. Padyshim që duhet të presim me shumë durim që kjo histori të mbarojë”, theksoi Çuli më tej.
Po kështu, drejtori i Teatrit Kombëtar nënvizoi se deri më tani nuk ka kërkuar hapje të teatrove, por vetëm projekte për zhvillimin e shfaqjeve online.
“Nuk mund të këmbëngul për një gjë nuk ka lidhje me mua por ka lidhje më shëndetin publik. Mos kërkoni një polemikë me zor. Kam pasur një moment që kam kërkuar që jo të hapet tetari por të mbështetmi më fort për projekte të eksterier ose online”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West