‘Mbyllni portet për anijet ruse, kufizoni turistët’, Zelenski rendit kërkesat

3 Maj 2022 | 13:28

Presidenti Ukrainas Volodimir Zelenski renditi para shqiptarëve sanksionet që duhet të vendosen ndaj Rusisë në këtë kohë lufte.

Në video-mesazhin e tij drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ai u shpreh se bankat ruse duhet të shkëputen nga sistemi financiar global dhe ndërkohë duhet të mbyllen portet për anijet ruse si dhe të kufizohen turistët.

“Unë besoj se duke punuar së bashku me të gjithë evropianët me përpjekjet tona të mira ne do jemi në gjendje të ndalojmë këtë luftë  të zhvilluar nga Rusia. Të jemi në gjendje të mbrojmë Europën në të ardhmen me një përsëritje të një kërcënimi të tillë. Paketa e 6 e sanksioneve po diskutohet në BE, duhet të këmbëngulim se ajo përfshin embargon e naftës dhe bllokimin real të çdo skene që Rusia përdor për të mashtruar botën e lirë. Bankat ruse duhet të shkëputen plotësisht nga sistemi financiar global. Sado e vështirë të jetë, duhet të kufizohet qëllimisht tregtia me Rusinë. Ju kërkoj të mbyllni portet për anijet ruse, të kufizoni ardhjet për turistët rusë”, shprehet Zelenski.

Teksa falënderoi Shqipërinë për mbështetjen, ai tha se OKB duhet të shkëpusë bashkëpunimin me Rusinë.

“Jam mirënjohës Shqipërisë në bashkëpunimin e saj në platformën e saj OKB-së. Që nga viti 2014 kur Rusia pushtoi Krimenë dhe filloi luftën në Donbas, OKB ka blerë mallra dhe shërbime prej saj në të paktën 2 mld e gjysmë dollarë. Kjo e padrejtë, nuk mund të ndodhë”, tha ai më tej.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026