Kanabis për turistët në Himarë, arrestohen 2 të rinj nga Tirana me 1500 doza

8 Maj 2023 | 11:52

Policia e Himarës ka sekuestruar 1500 doza lëndë narkotike kanabis, gati për shitje dhe ka arrestuar 2 persona.

Në pranga i vunë shtetasit O. B., 33 vjeç dhe L. H., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në kamperin që këta shtetas kishin në përdorim, shërbimet e Policisë gjetën rreth 1500 doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e dozave të kanabisit, kryesisht për turistët, në lokalet e natës, në qytetin e Himarës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026