Me armë dhe eksploziv, merren peng disa persona në Holandë
Disa persona në qytetin holandez Ede janë marrë peng mëngjesin e së shtunës, teksa autoritetet kanë evakuuar banorët në zonën përreth, tha policia.
Situata e pengmarrjes po vazhdon, teksa policia tha se janë liruar tre persona.
Është e paqartë se sa persona të tjerë janë ende duke u mbajtur peng.
Policia tha se nuk ka tregues se ky incident ka motive terroriste.
Disa njësi të policisë speciale janë dislokuar në vendngjarje, përkatësisht në një ndërtesë në qendër të qytetit, tha policia përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale. Autoritetet e sigurisë shtuan se 150 shtëpi janë evakuuar dhe policia u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonës, shkruan REL.
Pengjet po mbahen në klubin e natës, Petticoat, nga një person që ka armë dhe eksplozivë, raportoi gazeta kombëtare de Telegraaf, duke cituar disa burime anonime të sigurisë.
Ndërkaq, transmetuesi NOS, tha se një robot që kontrollohet me telekomandë është dislokuar në vendngjarje si dhe njësitë kundër eksplozivëve.
Në qytetin Ede, për shkak të kësaj ngjarjeje, është anuluar transporti hekurudhor, tha operatori kombëtar i trenave, NS.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera