Me armë në brezë, arrestohet në Durrës autori i atentatit në “Don Bosko”
Policia e Durrësit ka arrestuar 33-vjeçarin Andrea Bregasi, i cili rezulton në kërkim, për vrasje me dashje, të mbetur në tentativë.
33-vjeçari është autori i dyshuar i atentatit të ndodhur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, dhjetorin e kaluar, kur u qëllua ndaj një automjeti në lëvizje ku brenda ishin 3 persona. Fatmirësisht asnjë prej personave të ndodhur në mjet nuk mori lëndime serioze.
Bregasi është një person me precedentë të mëparshëm penal për grabitje me armë ku ka vuajtur edhe dënimin.
Gjatë momentit të ndalimit nga blutë e Durrësit atij iu gjet dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që lëvizte i armatosur në qytetin e Durrësit, Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, finalizoi operacionin policor të koduar “Precedenti”.
Gjatë këtij operacioni, në hyrje të një pallati në lagjen nr. 11, u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 33 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit