Me doza heroinë gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari
Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pasi u kap në flagrancë me një sasi heroinë që e kishte ndarë në doza, me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit të qytetit.
Dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me celularin e të arrestuarit dhe me një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
“Nga hetimet intensive dhe kontrollet e pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat arrestuan shtetasin B. P., 45 vjeç, banues në Berat.
45-vjeçari u kap në flagrancë, në lagjen “22-Tetori”, teksa mbante me vete, një sasi lënde narkotike heroinë, të ndarë në doza, për shitje në lagje të ndryshme të qytetit”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit