Me duar e këmbë të lidhura, gjendet i vdekur aktori kolumbian
Aktori kolumbian Kevin Andrés Muñoz Tovar u gjet i vdekur në qytetin Tuluá në zemër të Valle del Cauca në Kolumbi, pas një grabitjeje të dyshuar të armatosur.
23-vjeçari, sipas mediave të huaja në moementin që është gjetur i pajetë, kishte duart dhe këmbët e lidhura ndërkohë kishte marrë dhe disa plagë që besohet se janë shkaktuar nga një sulm me thikë.
Siç raportohet, i riu ishte torturuar para se të vdiste.
Ndërkohë në lidhje me rastin është arrestuar një 19-vjeçar, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në vrasjen e Kevin Andres Munoz Tovar.
Kevin ishte një aktor që luajti në filmin e Netflix-it të vitit 2020 ‘Lavaperros’, i titulluar ‘Dogëashers’ në anglisht, një komedi e zezë për një mbret të dështuar të drogës.
Në vitin 2022, ai u shfaq në thrillerin Apple TV+ Echo 3, me Michiel Huisman, Luke Evans dhe Jessica Collins. Ai u shfaq gjithashtu në një episod të serialit televiziv kolumbian “Turbia”, i cili tregon historinë e dy komuniteteve, një i pasur dhe një i varfër, që përballen me mungesën e ujit pas një thatësire mujore.
Vrasja e Kevin thuhet se është e 11-ta e regjistruar deri më tani këtë vit në qytetin Tulua.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West