“Më i fortë se Ciklopët”, Historia e ish-të burgosurit politik Fatos Lubonja

26 Shtator 2025 | 17:57

Regjisori italian Stefano Grosi, përmes dokumentarit “Më i fortë se Ciklopët”, sjell jetën dhe kujtesën e Fatos Lubonjës, si një reflektim mbi historinë dhe traumat e Shqipërisë.

Përmes fragmenteve dhe dëshmive personale, Lubonja rrëfen historinë e tij si një ish i përndjekur politik, nga vizitat në ish-burgun kamp të Spaçit dhe ish-vilën e diktatorit te emigrimi e tranzicioni.

“Në Spaç, unë kam shkuar shpesh. Sigurisht që shkuarja atje është një nevojë, të kthehesh në një vend ku ke shumë kujtime. Te shtëpia e diktatorit ishte hera e parë që shkoja, është shumë e rëndësishme për kujtesën, më vjen keq që e kanë transformuar. Janë vende ku shkoj për të kuptuar më mirë veten time dhe për të reflektuar” -shprehet Fatos Lubonja.

Ndërsa ka rrëfyer pengjet e jetës, Lubonja ka bindjen se Shqipëria ende nuk ka guxim të përballet me traumat e së shkuarës.

“Guximi dhe kurajo është kur mendon të kalosh oqeanin dhe e humbet bregun, nuk ka më breg ku të mbështetesh. Por, ai bregu është shumë i rëndësishëm sepse është ajo që të mban, toka, frika… dhe jo të gjithë e kanë pasur kurajon dhe në të rritur në një shoqëri autoritare të dhunës, kemi pasur mundësi minimale, por njeriu duhet të mendojë gjithnjë, ‘a mund të bëj më shumë”, -thotë Fatos Lubonja.

“Më të fortë se Ciklopët”, i Stefano Grosit u shfaq premierë në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, ndërsa synon një audiciencë ndërkombëtare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026