Me jelek anti-plumb, bashkëpunëtori i Ervis Martinajt mbyll gojën në gjykatë
Të enjten, Gjykata e Kurbinit i komunikoi masën e sigurisë “arrest me burg” agjentit të Forcës së Posaçme Operacione Jeton Lami, i cili dyshohet se ka transportuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj. Lami u shfaq sot teksa futej në furgonin e policisë me jelek anti-plumb.
Në seancën e sotme gjyqësore, agjenti i policisë ka refuzuar që të flasë para togave të zeza.
Avokati i tij, Gentian Rumano u shpreh për mediat se do të apelojë vendimin dhe hodhi poshtë të gjithë akuzat ndaj klientit të tij.
Ervis Martinaj dyshohet se javët e fundit ishte strehuar në qytetin e Durrësit, ndërkohë që familjarët e tij e denoncuan në polici se kishin humbur çdo lloj kontakti me të.
Deri më 13 gusht, Martinaj është strehuar në këtë qytet dhe më pas dyshohet punonjësi i polici Jeton Lami e ka transportuar atë drejt qytetit të Tiranës.
Burimet bëjnë me dije se Martinaj zgjodhi Lami për ta transportuar në këmbim të ryshfetit, pasi ky i fundit ka pasur informacion se ku ndodheshin postblloqet e Policisë.
Në këtë mënyrë Martinaj mund të lëvizte pa problem dhe pa u pikasur nga punonjësi i policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Momenti kur protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të ministrit Nufi (VIDEO)
Ministrja Ismaili-opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj
Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç
- 12:44 Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev
- 12:21 Momenti kur protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të ministrit Nufi (VIDEO)
- 12:18 Ministrja Ismaili-opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj
- 12:08 Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç
- 11:58 Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)
- 11:53 Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë