“Më jep xhiron”- Tentohet të grabitet me thikë marketi, lëndohet punonjësi
Një 34-vjeçar ka tentuar të vjedhë nën kërcënimin e thikës xhiron ditore në një market në Durrës.
34-vjeçari, duke mos arritur dot të realizonte vjedhjen, është munduar të largohet dhe në përpjekje për t’u larguar ka dëmtuar lehtë në dorë një nga punonjëset e marketit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë prangosur autorin, shtetasin O.Z., 34 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, të cilin e kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet për dokumentimin ligjor të rastit.
“Rreth orës 15:30, në lagjen nr. 1 Durrës, shtetasi O.Z. është futur në një market dhe nën kërcënimin e thikës ka tentuar të marrë xhiron ditore. Punonjëset e marketit kanë reaguar duke njoftuar Policinë dhe duke e penguar autorin që të mos marrë lekët”, thueht në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit