“Më ka marrë malli për Nikollën”- Boçi përplaset me gardën, kërkon të hyjë në Kuvend

13 Shkurt 2023 | 17:04

Ka nisur me tensione seanca plenare e kësaj të hënë. Deputetët e Partisë Demokratike të cilët janë përjeshtuar 10 ditë nga Kuvendi, janë ndaluar nga Garda e Republikës në hyrje të parlamentit dhe nuk lejohen të marrin pjesë në seancë.

Një moment gjatë përplasjes me gardën, deputeti i PD-së Luçiano Boçi thotë me ironi se kanë ardhur të takojnë kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe ndaj duhet ta lejojnë të futet në sallë.

“Kam ardhur të shikoj Lindita Nikollën më ka marrë malli. Dua të takoj Linditën o burr”, dëgjohet Boçi t’i thotë gardës.

Ndërkohë në pjesën e jashtme të selisë së parlamentit janë mbledhur dhe mbështetësit e opozitës të cilët po protestojnë aty.

Kujtojmë se 8 deputetët të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi për shkak të bllokimit të foltores gjatë seancës së kaluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026