“Më kërkuan 1 mijë euro”- Si u realizua aksioni i SPAK ndaj punonjësve të IMT-së
Operacioni i zhvilluar ditën e mërkurë nga SPAK, ku në pranga përfundoi një punonjës i IMT-së së bashkisë Tiranë, mësohet se ka qenë i simuluar.
Katër punonjës të IMT kanë konstatuar një tendë brenda oborrit të një banese në Kombinat, që më pas rezultoi që ishte lokal.
Punonjësit e IMT i kanë kërkuar pronarit të lokalit të heqë tendën. Njëri prej punonjësve është kthyer sërish brenda banesës pas pak minutash dhe i ka kërkuar pronarit 1000€ në këmbim që të mos i hiqte tendën e lokalit në Kombinat.
Pronari i objektit kallëzoi në polici ngjarjen, duke thënë se i kanë kërkuar ryshfet për të mos hequr tendën.
Policia e referoi çështjen në prokurori dhe më pas SPAK autorizoi përgjimin ambiental. Shuma e parave me numër serie u vendos në dispozicion nga ana e policisë, në mënyrë që pronari t’ia jepte punonjësve të IMT.
Paratë u vendosën në dispozicion në një zarf dhe u tërhoqën nga njëri prej punonjësve. Tre të tjerët e prisnin në një lokal ngjitur me objektin.
Policia organizoi operacionin, ku brenda në lokal ishin të dyshuarit. Tre prej tyre u ndaluan, ku njëri u vendos në pranga konkretisht Gerald Fuçia, pasi vetëm për të u gjet prova në momentin që u vëzhguan kamerat dhe u panë përgjimet ambientale.
Ndërsa në kërkim u shpall Klajdi Zhilla. Ky i fundit mori shumën prej 1000€, ku pasi konstatoi prezencën e policisë e fshehu shumën në banakun e lokalit. Policia ushtroi kontrolle dhe pasi vëzhgoi kamerat e sigurisë, gjeti paratë.
Hetimet po ndiqen nga prokurori Sotir Kllapi, teksa GJKKO pritet të caktojë datën për zhvillimin e seancës për masën e sigurisë.
Të dyshuarit akuzohen për veprën penale “korrupsion pasiv”.
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit