“Me kutinë e burgut, kërkesa s’u pranua”, kandidati i BF komenton vendimin e KAS

31 Maj 2023 | 18:24

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë në Rrogozhinë, Shkëlqim Hoxha ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania për të komentuar rreth vendimit të fundit të KAS.

KAS ka vendosur rinumërimin e të gjitha votave për bashkinë e Rrogozhinës, duke e zbatuar kështu pjesërisht kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ky i fundit ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në këtë bashki dhe ka kërkuar që të rinumërohen votat, por gjithashtu ka kërkuar mospërfshirjen e votave të kutisë së burgut të Rrogozhinës.

Hoxha tha për Euronews Albania se sa kohë që KAS nuk ka reaguar në lidhje me këtë kuti, kërkesa e tyre ka qenë e paplotësuar.

“Ne do i  rinumërojmë të  gjitha kutitë, por për kutinë e burgut ne kemi ankimuar dhe nuk e pranojmë fare si rezultat, pasi edhe si qendër është krijuar në mënyrë të kundraligjshme dhe në bazë të vendimit të gjykatës Kushtetuese të vitit 2007, në kodin civil, në kodin zgjedhor dhe në vendimet e fundit të Gjykatës së Tiranës, nuk lejohet që të votojnë të burgosur nga rrethe e qytete të ndryshme  të Shqipërisë në burgun e Rrogozhinës, kur janë zgjedhjet lokale. Asnjë i burgosur nuk merr asnjë shërbim nga Bashkia e Rrogozhinës.

Kërkesa jonë nuk është pranuar për sa kohë KAS nuk është shprehur për këtë. I gjithë debati sot për kutinë  burgut bëhej, përfshirja apo mos përfshirja e kësaj kutie. Qytetarët e Rrogozhinës votuan për mua, kutia e burgut përmbysi rezultatin,”-tha Shkëlqim Hoxha.

Kujtojmë se diferenca mes kandidatit të PS, Edison Memolla dhe atij të BF Shkëlqim Hoxha është vetëm 30 vota. Hoxha ka qenë në avantazh, por kutia e burgut nxori fitues kundërshtarin e tij.

LEXONI  GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023