Me lëndë narkotike dhe armë pa leje në banesë, arrestohet 18-vjeçari
Operacioni i koduar “Owner” ka finalizuar me sukses një goditje ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje në Gjirokastër.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua E. M., 18 vjeç, banues në fshatin Lazarat, i cili u kap me një sërë armësh dhe sendeve të kundërligjshme.
Gjatë kontrollit fizik të 18-vjeçarit dhe inspektimit të banesës së tij, policia zbuloi një arsenal të armëve dhe municioneve, si dhe një sasi lënde narkotike. Ndërkaq u sekuestruan:
-
1 armë zjarri kallashnikov dhe një krehër për të.
-
Një sasi municioni luftarak.
-
14 kapsolla detonatore elektrike.
-
1 kallëp eksplozivi.
-
Një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë