Popullariteti, Spiropali: Vlerësoj më shumë punën që bëj, se sa numrin e ndjekësve në rrjetet sociale
Elsia Spiropali e cilësoi zgjedhje “pa peng” vendosjen në frontin e parë të politikës për PS-në, përballë akuzave, sulmeve dhe debateve publike, pavarësisht se kjo ka ndikuar që në sondazhin e MRB-së për Euronews Albania ajo të renditet ndër më pak populloret.
Në emisionin Ilva Now, përballë komentit se konsiderohet “magnet që përthith negativitetin e mundshëm të qeverisë”, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin tha se “po ashtu krijon edhe imazh te mbështetësit”.
“Kjo gjë nuk më shqetëson fare, përkundrazi, ndjej që në zonat ku shkojmë gjejmë mbështetje shumë të madhe, sepse njerëzit shohin përtej,” – tha Spiropali.
Në sondazhin e MRB-së për Euronews Albania, bërë publik javën e shkuar, Spiropali ishte ndër më pak të vlerësuarit nga qytetarët për performancën e anëtarëve të kabinetit të qeverisë me vetëm 29.7% vlerësim.
“S’e bazoj fare këtu… sepse po të marrim rrjetet sociale, faqet etj… modestish jam ndër më të ndjekurit, por edhe ky lloj popullariteti për mua nuk ka ndonjë vlerë, sepse unë e gjej vlerën te puna që bëj, te mbështetja që marr dhe rezultati që marr,” – u përgjigj Spiropali.
Lexoni gjithashtu:
Performanca e ministrave, tre gra ndër më të vlerësuarat nga të rinjtë
“Burrat, gratë dhe të rinjtë s’e duan Spiropalin”, Gjoni për gjetjet e sondazhit: Pse ndodh kjo
Spiropali: Paga mesatare në Shqipëri është 72 mijë lekë, synojmë ta çojmë 85 mijë
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:12 Rama shpërndan pamet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit
- 12:04 Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s
- 11:50 Luftë brenda elitës ruse? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi
- 11:33 Fundjavë e zjarrtë! Ja cilat janë qytetet me temperaturat më të larta
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov