Me qira në pallatin e dëmtuar nga tërmeti, PD denoncon rastin e familjes në Lezhë

26 Shtator 2020 | 08:19

Partia Demokratike denoncoi të shtunën rastin e familjes Fane në Lezhë, e cila pas tërmetit të 26 nëntorit është shpërngulur nga shtëpia e saj pasi pallati rezultoi i dëmtuar rëndë, mirëpo në mungesë të një zgjidhje ajo është vendosur në një pallat tjetër që gjithashtu është shpallur i pabanueshëm.

Drane Fane, banore e lagjes Beslidhja në Lezhë i tha zyrtarëve të PD-së se ajo nuk ka dijeni se çfarë do të ndodhë me shtëpinë e vjetër.

“Në lagjen Besëlidhja me datë 26 ra tërmeti, na i plasariti shtëpitë, na i nxori me kryq, të pabanueshme. Si përfundim, nuk na tha njeri që dilni, as se mos dilni, as nuk erdhën ta verifikonin përfundimisht. Me fjalë me verifikim të përgjithshëm. Vajta në janar tek bashkia. Më doli njëra më tha përderisa bashkia ta ka dhënë bonusin e qerasë, gjej shtëpi,” – tregon Fanja.

“Pallati është deklaruar i pabanueshëm, por ekspertët nuk kanë ardhur për përfundimtaren. Nuk na thanë që dilni sot ose… të thashë pra me 10 qershor më tha vajza ime mami e ka nxjerrë filanja në Facebook që do të shembet pallati edhe erdha gjeta një shtëpi këtu mbas kësaj shtëpisë së parë, këtu në katin e dytë. Edhe ky është i pabanueshëm me thënë të drejtën, por duke qenë një fije më i mirë se pallati jonë ku isha, po jetoj prej 5 javësh. Kërkoj që të tregohet e vërteta si i thonë asaj. Kur do rregullohet, kur do shembet, si do bëhet, qysh e tek. Një shtëpi e ndërrova, shtëpinë e dytë e kam këtu, të shkoj në shtëpi të tretë vetem të shkoj të mbytem ne lumë me djalin,” – shton më tej qytetarja nga Lezha.

Prej muajit gusht opozita denoncon raste të ndryshme familjesh të mbetura pa zgjidhje nga situata që la pas tërmeti i 26 nëntorit, i cili u mori jetën 51 personave.

Rastet e sjella nga PD-ja kanë qenë nga Thumana, Durrësi, Shijaku, Kurbini, Mamurrasi, Bubqi, Lezha dhe Tirana.

Në një intervistë për Euronews Albania, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i hodhi poshtë pretendimet. Ai këmbënguli se nuk ka pasur vonesa, dhe se problemet kryesore kanë ardhur për shkak të pandemisë.

Megjithatë ai garantoi se brenda vitit 2020 një pjesë e madhe e familjeve të cilave iu dëmtuan shtëpitë do të kenë mundësinë të hynë në banesat e reja.

 

Lexoni gjithashtu:

Tërmeti u prishi shtëpinë, PD sjell rastin e familjes në Mamurras: Ky, dimri i dytë në çadër

Grantet e rindërtimit, PD denoncon rastin e familjes në Shijak: Kemi bërë vetëm letra, s’kemi marrë asgjë

PD denoncon rastin e qytetares nga Lezha, prej 10 muajsh me burrin e paralizuar dhe tre fëmijët në çadër

Bilanci i rindërtimit, Ahmetaj në Euronews Albania: Nuk ka vonesa, brenda vitit shumë banorë do futen në banesa të reja

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026