Më shumë hapësira publike në plazhin e Velipojës dhe çmime ‘tavan’ për sezonin turistik

13 Maj 2026 | 16:16

Plazhi i Velipojës pritet të ketë ndryshime pozitive gjatë këtij sezoni turistik, me rritje të hapësirave publike dhe rregullim të strukturës së shërbimeve. Mbi 30% e vijës bregdetare do të jetë plazh publik pa pagesë, ndërsa do të funksionojnë edhe zona të menaxhuara nga bashkia me çmime të reduktuara.

“Për këtë sezon Bashkia e Shkodrës do të ketë 4 plazhe të menaxhuara me pagesë, 3 në Velipojë dhe 1 në zonën e Riollit. Çmimi nuk do të kalojë 500 lekë për çadrat dhe shezlongët në këto plazhe, pa cenuar plazhet falas”, tha Bekim Mema – Drejtor për Zhvillimin Ekonomik në Bashkinë Shkodër.

Sipas Bashkisë, këto plazhe ekonomike do të jenë një alternativë mes hapësirave publike dhe atyre private, duke synuar ofrimin e shërbimeve me kosto të përballueshme për pushuesit.

“Bashkitë kanë të drejtën të përcaktojnë çmime tavan për operatorët privatë. Në Shkodër kemi hapur dëgjesën publike dhe propozimi është 900 lekë për çadër, si çmim maksimal në plazhet private”, shtoi Mema.

Në plazhet private, sipas Bashkisë, do të vendoset një tavan çmimi për të shmangur abuzimet dhe rritjen e pakontrolluar të kostove gjatë sezonit turistik. Ndërkohë, në zonat bregdetare po shtohen edhe infrastrukturat mbështetëse si pedana aksesi, tualete publike dhe sinjalistikë orientuese për pushuesit.

Sipas të dhënave nga Komiteti i Menaxhimit të Turizmit, në Velipojë janë dhënë 42 leje për shfrytëzimin e plazhit, ndërsa procesi i rregullimit vijon. Operatorët turistikë janë në përgatitjet e fundit për sezonin, ndërsa mungesa e fuqisë punëtore mbetet një nga sfidat kryesore edhe këtë vit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026