Më shumë se 20 mijë hektarë pyje janë djegur në veri të Spanjës 

10 Prill 2023 | 12:07

Zjarret e mëdha në pyje po shpërthejnë në veri të Spanjës, për të cilat autoritetet lokale të rajonit të Asturias pretendojnë se janë zjarrvënie.

Nga data 23 mars, kur shpërthyen zjarret, deri në fillim të prillit, janë djegur më shumë se 20 mijë hektarë pyll.

Njësia e emergjencës u bashkua këtë javë me 60 ushtarë dhe 23 automjete për të shuar zjarrin në Las Regueras, pranë qytetit të Oviedos, ku situata është më shqetësuese dhe 21 vatra të tjera vijojnë aktive në Asturias. Në luftën kundër elementëve të zjarrit marrin pjesë zjarrfikës, shërbime të mbrojtjes civile, shërbim malor, ushtri dhe vullnetarë.

Kreu i qeverisë së Asturias, Adrian Barbón, tha se synon ta shpallë zonën një zonë fatkeqësie dhe se niveli i alarmit është ngritur në nivelin e dytë në zonat pranë vendbanimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026