Më shumë se gjysma e Argjentinës pa energji
Më shumë se gjysma e territorit të Argjentinës mbeti pa energji elektrike këtë të enjte pasi një zjarr dëmtoi rrjetin kombëtar të energjisë.
Kryeqyteti Buenos Aires, qytete të tjera të mëdha dhe një pjesë e konsiderueshme e zonave rurale janë plotësisht ose pjesërisht pa energji elektrike.
Ndërkohë, kujtojmë se Argjentina po lufton një valë të nxehti dhe thatësire.
Dyshohet se zjarri ka rënë në një zonë të hapur, çka ka sjellë dëmtimin e linjave në zonën bregdetare dhe ndërprerjen e funksionimit të centralit bërthamor.
Temperaturat në disa pjesë të atij vendi të Amerikës së Jugut janë ende vazhdimisht mbi 35 gradë Celsius në fund të muajve të verës, sipas BBC.
Në disa rajone, shkollat dhe dyqanet u mbyllën për shkak të temperaturave të larta dhe ndërprerjeve të energjisë elektrike.
Qytetet e mëdha u goditën më rëndë dhe në Buenos Aires rreth 150 mijë njerëz janë pa energji elektrike.
LEXONI GJITHASHTU:
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s