“Më shumë ushtarë në tokë dhe donë në qiell”, Albin Kurti: 1 miliard euro për ushtrinë
Lëvizja Vetëvendosje mbrëmjen e kësaj të shtunë ka fushatën e saj elektorale ndërsa të dielën qytetarët do të drejtohen drejt kutive të votimit. Kryeministri Albin Kurti gjatë fjalës së tij në mbyllje të fushtës u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin Vetëvendosjen për një të ardhme më të mirë dhe të qëndrueshme për Kosovën.
Ai listoi arritjet gjatë qeverisjes së tij teksa theksoi se ekonomia e Kosovës shënoi rritje nga 7 në 11 miliardë euro, ndërsa për vitin e ardhshëm parashihet të arrijë në 12 miliardë euro.
“Ata para neve, në vitin 2018, kurrfarë krize nuk ka pasur. Rritja ekonomike më pak se 4 për qind në 3.7 për qind, ndërsa në vitin 2012 vetëm për shkak të krizës iu pat rënë rritja ekonomike në 1.7 për qind, e merreni me mend ne e kemi gjetur ekonominë e Kosovës me 7 miliardë, sivjet është 11 miliardë e vitin e ardhshëm 12 miliardë. Për çdo vit e kemi rritur ekonominë nga një miliard.
Atyre para neve u janë dashur tri vjet për një miliard kur vjen puna te rritja ekonomike, ne jemi trefish më të shpejtë se ata. Kur vjen puna te punësimi jemi pesëfish më shumë më të shpejtë se ata. Kjo rritje e punësimit ka qenë 85 mijë gjithsej apo 24% më i lartë se në vitin 2021”, tha Kurti.
Ai ndër të tjera shtoi se qeveria në mandatin e ardhshëm do të ndajë një miliard euro për ushtrinë e Kosovës dhe do të ketë fabrikë municioni.
“Në mandatin e ardhshëm do t’i ndajmë një miliard euro për prodhimtarinë, shteti do të jetë garanci hipotekë për investimet, të cilat do t’i bëjnë qytetarët e Republikës, qasja jonë është shumë e thjeshtë, kush punon fiton, kush fiton investon, kush investon punëson dhe kush punëson fiton edhe më shumë, prandaj një miliard euro për prodhimtarinë.
Një miliard euro garanci për kredi në banka kurrë më ndërmarrësit e Kosovës nuk do të kenë nevojë që në bankat e Kosovës ta lënë hipotekë tokën stërgjyshore apo pasurit e pa luajtshme… Një miliard për ushtrinë, e kemi dyfishuar numrin e ushtarëve, por gjithashtu i kemi shtuar edhe sytë në qiell – kemi tri lloje të dronëve ndërsa droni i katërt do të jetë Made in Kosova”, tha ai.
VV rrit numrin e mandateve në Kuvend, shkon në 52
Përmbyllet numërimi në të gjitha komunat në Kosovë, vazhdon numërimi i votave me postë
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Duhet bërë bashkëpunim me opozitën
- 15:14 Sa nga paratë e Iranit janë të ngrira dhe ku ndodhen ato?
- 15:12 Rama në Berlin, takim me ministren gjermane të Ekonomisë: Në fokus partneriteti ekonomik dhe investimet në Ballkanin Perëndimor
- 15:09 Ukraina shënjestron flotën e fshehtë të Rusisë, goditet cisterna “FINA A” në Detin e Zi
- 15:06 Pezullohen disa shoferë tramvaji në Milano, kishin krijuar një grup ku ndanin foto të pasagjereve. Nisin hetimet
- 14:51 “Shqetësim polarizimi politik dhe diskursi konfrontues”, PE miraton rezolutën për Shqipërinë
- 14:42 PE miraton rezolutën për Kosovën: Reformat dhe përparimi në dialog, kyç për rrugën evropiane