Me skafandra dhe shkop gome, FNSH blindon parlamentin para protestës

16 Shkurt 2023 | 09:59

Seanca plenare e kësaj të enjteje pritet të jetë aspak normale, me opozitën që do të protestojë në ambientete e jashtme të parlamentit.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews pak përpara seancës, ekipet e FNSH-së dhe RENEA ndodhen në ambientet e parlamentit, si pjesë e planit të masave për mbarëvajtjen e protestës. Ata shihen të pajisur me skafandra dhe shkop gome.

Tubimi para Kuvendit të Shqiperisë, është thirrur nga ish-kryeministri Berisha, Demokatët protestojnë në lidhje me aferën e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal dhe përmendja e emrit të kryeministrit Rama në dosje.

12 deputetë të Partisë Demokratike do të mungojnë, në seancën e sotme pasi janë përjashtuar për shkak të sjelljes në seancat e kaluara.

Deputetët që do të mungojnë sot janë Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji dhe Bledion Nallbati.

Ndërkohë në rendin e ditës të seancës së sotme është parashikuar të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026