Më të mirët e vitit 2023/ FIFA ndan çmimet prestigjioze, Messi synon tjetër trofe
Pas fitimit të Topit të Artë, Messi synon një tjetër trofe për të shtuar në cabinet, e bëhet fjalë për lojtarin më të mirë të vitit kalendarik që lamë pas, e organizuar nga FIFA.
Një ceremoni që do të mbahet në Londër, ku në garë nuk janë vetëm futbollistët, por edhe trajnerët, portierët e të tjera çmime që do të ndahen. Kampioni i botës që aktualisht luan me Inter Miamin sfidohet nga dyshja Haaland dhe Mbappe.
Norvegjezi ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm me Manchester Cityn sezonin që lamë pas, në anën tjetër ecuri pozitive ka pasur dhe Kylian Mbappe. Periudha e vlerësimit nis nga janari deri në dhjetor të 2023, ku në rastin e Messit, do të shihet performanca e tij në Ligue 1 si dhe ajo në MLS.
Ceremonia që do të nisë në orën 20, do të ndajë dhe të tjera cmime si trajnerët, futbollistët, futbollistet, trajnerët në futbollin e femrave, talentin e vitit. Gara për trajnerët po ashtu është e fortë, ku 3 emrat e nominuar janë Guardiola, Inzaghi e Spalleti. Favorit cilësohet spanjolli për suksesin e padiskutueshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta