FIFA sjell risinë për Kupën e Botës, Botërori 2030 në 3 kontinente

5 Tetor 2023 | 14:24

Kampionati botëror i futbollit i vitit 2030 do të jetë më i veçanti sa i përket organizimit, teksa do të zhvillohet në gjashtë shtete në tri kontinente. Portugalia, Spanja, Maroku, Uruguai, Paraguai dhe Argjentina do të jenë bashkorganizatorë të Botërorit, i cili përkon me njëqindvjetorin e Kupës së Botës, e cila u luajt për herë të parë në Uruguaj në vitin 1930.

Pas ndeshjeve hapëse në Amerikën e Jugut, gara do të zhvendoset në Spanjë, Portugali dhe Marok, ku do të luhen ndeshjet e mbetura.

Kjo është hera e parë që Kupa e Botës do të zhvillohet sipas këtij plani ku përfshihen tri kontinente dhe gjashtë shtete. Plani është i tillë, që edhe kompeticionet pasuese të bazohen po në këtë format.

“Në një botë të përçarë, FIFA dhe futbolli po bashkohen”, u shpreh  presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Botërori i fundit i zhvilluar është ai i Katarit, në të cilën kampione u shpall Argjentina, me Messin që fitonte kupën e parë të botës në karrierë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026