”Më të varfërit në Europë”, Basha: Shqiptarët gjatë pandemisë morën më pak ndihmë!
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se gjatë pandemisë shqiptarët patën ndihmën më të vogël krahasuar me shtetete Evropës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryedemokrati ka publikuar një lajm ku thuhet se “PBB për frymë e Shqipërisë është sa 31% e mesatares së BE-së më 2019, më të varfrit e Europës” dhe sipas tij ky është një tregues i qartë se ka ardhur koha për ndryshim.
“Vitin e kaluar shqiptarët ishin më të varfërit në Evropë. Edhe gjatë pandemisë ata patën ndihmën më të ulët në rajon nga qeveria, çka ka çuar në rritje të varfërisë dhe pamundësisë për shumicën. Boll më! Është koha për ndryshim. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta”, shkruan Basha.
Shqipëria ka shënuar nivelin më të ulët të konsumit gjatë vitit 2019. Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria konsumoi sa 39% e mesatares së BE-së.
Konsumi i individëve është matës i mirëqenies materiale të familjeve.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta