“Më vjen turp që jam gjallë”, shpërthen 19-vjeçarja pas aksidentit tragjik në Greqi

9 Mars 2023 | 16:54

19-vjeçarja Vasiliki, studentja e fizioterapisë, e cila po udhëtonte me të dashurin e saj në trenin që u përplas me një tren mallrash në afërsi të Larisës ka deklaruar për mediat greke e “i vjen turp që është gjallë”.

Ajo dhe i dashuri i saj dolën nga një vrimë e krijuar në vagonin e dytë të trenit i cili u dogj me shpejtësi pas aksidentit.

“Po ngjiteshim nga Teba në Selanik. Ishim në restorant kur pati një shpërthim dhe një zhurmë.  Gjithçka po na vinte përballë, një vagon tjetër ra mbi ne, rrobat na ranë të gjitha, ne dolëm nga një vrimë në vagon”, ka përshkruar fillimisht ajo se çfarë ka ndodhur në momentin e përplasjes.

“Çfarë mund të them për fëmijët që ishin brenda. Më vjen turp dhe kërkoj falje që mbijetova”, vijoi Vasiliki, e ngarkuar emocionalisht duke folur për ANT1.

“Më vjen turp që jetoj në këtë vend, askush nuk del dhe askush nuk flet. Të gjithë do të jemi vrasës nëse e gjithë kjo nuk ndryshon”, shtoi 19-vjeçarja në shpërthimin e saj.

Ajo rrëfeu se ka 8 ditë pa gjumë. Sipas saj fakti që është në jetë nuk e bën të ndihet me fat, përkundrazi ajo ndihet si e vdekur mes të gjallëve.

“Fajin e kemi të gjithë, nga i pari tek i fundit dhe askush nuk del të thotë asgjë”, përfundoi 19-vjeçarja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026